Policia reagon ndaj akuzave të PD: Mashtron me fotot e kanabisit, sulm demotivues

Policia e Shtetit shpreh keqardhje për deklaratën e PD-sëlidhur me situatën e parandalimit e luftën kundër kultivimit të kanabisit.

Në një deklaratë për mediat, policia thotë se çdo rast itentativës për kultivim që është konstatuar është goditur dhe personatpërgjegjës janë dërguar para drejtësisë.

Rasti më i fundit, sipas policisë,  ishte në Zall Dardhë të Dibrës, ku u procedua penalisht kryetari i Njësisë Administrative, kryeplaku i fshatit dhe u shpallën në kërkim 3 autorë të dyshuar.

"Foton e këtijrasti PD e serviri për publikun si rast në qarkun e Vlorës, ndërsa një fototjetër si rast në Kukës, e cila në fakt daton disa vite më parë (viti 2016)"deklaron policia e Shtetit.

"Lufta kundërparandalimit dhe goditjes së veprimtarisë kriminale të kultivimit dhetrafikimit të kanabist po ashpërsohet përditë e më shumë nga strukturat ePolicisë së Shtetit, luftë kjo e nisur që prej fillimit të vitit me masatparandaluese, sensibilizuese dhe vijon me masat goditëse, jo vetëm ndaj atyreqë tentojnë të kultivojnë apo të trafikojnë kanabisin, por edhe ndaj zyrtarëve,të cilët ligji i ngarkon me përgjegjësi.

Çdo ditë, mbi 125grupe kontrolli, 30 dronë dhe helikopteri i Policisë po ushtrojnë kontrolle tëpandërprera në të gjithë territorin. Falë bashkëpunimit me partnerët vijonmonitorimi nga ajri me avion special nga Guardia di Finanza" vijon më tejdeklarata.

Policia nënvizon se dhjetëra zyrtarë lokalë e tëadministratës, që ligji i ngarkon me përgjegjësi për të bashkëpunuar mePolicinë për parandalimin e kultivimit të kanabisit, janë proceduar dhearrestuar, sikundër jo të pakta janë rastet kur punonjës policie i janënështruar hetimit disiplinor apo procedimit penal.

"Janë dhjetërapersona të arrestuar e proceduar si autorë e përkrahës të krimit në tentativënpër të kultivuar apo trafikuar kanabis dhe të gjitha këto tregojnë se Policia eShtetit është tërësisht e angazhuar dhe e vendosur për ta luftuar deri në fundkëtë veprimtari kriminale".

Në deklaratë theksohet se është demotivuese për forcat ePolicisë e në dëm të interesave të vendit, sulmi që po bën PD ndaj punës sëPolicisë së Shtetit.

"Ky angazhim është vlerësuar dhe përkrahur nga partnerët, të vendosur përditë krah tyre në operacione të përbashkëta. Policia e Shtetit do të vijojë luftën pa kompromis ndaj krimit të organizuar dhe paligjshmërisë në përgjithësi dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast paligjshmërie në numrin 112 apo Komisariatin Dixhital, duke garantuar anonimat, reagim të shpejtë, profesional e të panashëm".

Lexo edhe- PD publikon fotot: Prej 2 vitesh, vendi është rimbjellë me drogë nga të paprekshmit e Edi Ramës