Daci: Mazhoranca po mban peng gjykatën Kushtetuese
Avokati Jordan Daci i ftuar në studion e lajmeve të RTV ORA deklaroi se mazhoranca po e mban peng Gjykatën Kushtetuese.
Daci rënditi disa rrethana si përplasja artificiale që krijoi mazhoranca me Presidentin.
Më tej Daci deklaroi kriteri që është bërë pengesë për Gjykatën e Lartë edhe atë Kushtetuese është pikerisht për të çuar njerëzit që ata duan, eshtë kriteri që mos të kesh pasur funksione politike 10 vitet e fundit, dhe kjo ka bërë që pjesa më e madhe e juristëve të kualifikuar që ka Shqipëria mos të kualifikohen
Jordan Daci: Mazhoranca po e mban Gjykatën Kushtetuese peng në disa rrethana. E para është përplasje artificiale që krijuan me Presidentin dhe vënien në lëvizje të Komisionit të Venecias thjesht për ta vonuar. Kontrollin që kishin mbi KED-në deri në largimin e ish kryetarit të KED, me bllokimim e Gjykatës së Lartë,
Bllokimi i Gjykatës së Lartë bëhet prej disa vitesh nga Këshilli i Lartë Gjyqësor i cili nuk bën asgjë nga ato që ne presim për plotësimin e vendeve bosh në Gjykatën e Lartë.
Nga ana tjetër kemi një frymë politike e cila ka reflektuar në mendimin e juristëve, shumica e gjyqtarëve që mund të plotësonin kriteret për Gjykatën Kushtetuese. Në fakt duhet ta themi se janë shumë pak ata që plotësojnë kriteret. Ti mund të jesh një gjyqtar shumë i mirë për Gjykatën e Tiranës, por nuk bën për Kushtetuesen.
Në një vend si ne kriteret ndonjëherë bëhen pengesë. Kriteri që është bërë pengesë për Gjykatën e Lartë edhe atë Kushtetuese është pikerisht për të çuar njerëzit që ata duan, eshtë kriteri që mos të kesh pasur funksione politike 10 vitet e fundit, dhe kjo ka bërë që pjesa më e madhe e juristëve të kualifikuar që ka Shqipëria mos të kualifikohen dhe të ngelet konkurimi në nivel mediokër.