Rama takim me strukturat e PS në Vlorë, fokusi te riformatimi i partisë dhe fushata elektorale

Riformatimi i strukturave të PS dhe fushataelektorale e kanë zhvendosur kryesocialistin Edi Rma në Vlorë, në zonën e tijelektorale. I pranishëm në takimin e Kryeministrit me strukturat e PS nëZvërnes ka qënë edhe kryebashkiaku i Vlorës Dritan Leli.

Ky i fundit pak ditë më parë ka patur një përplasjeme Ramën për aksionin e shembjeve të objekteve në Zvërnec. Gjithashtu nëtakimin me kryeministrin disa ditë më parë, deputetët kanë shprehur kritika përpunën e bërë nga kryebashkiakët me bazat, pasi sipas tyre të gjthë punën mestrukturën e bëjnë parlamentarët socialist.

Pavarësisht kritikave dhe pakënaqësive me tëzgjedhurit vendorë, Edi Rama nuk është në kushtet për të patur alternative tëtjera, pasi 4 bashki i ka pa drejtues socialist, ndërkohë zgjedhjet e ardhshmeparlamentare janë në pranverën e vitit të ardhshëm.

Ndërkohë që strukturat e PS pritet të ndryshohenpas mbledhjes së asamblesë, e cila është shtyrë për shkak të pandemisë, dhe përkëtë arsy kryesocialisti po analizon punën e pushtetit vendor, në veçanti nëVlorë nga ku ai vetë ka marrë mandatin si deputet.

Kryeministri do ta kalojë fundjavën në jug, ndërkohë të hënën do të jetë në Tiranë, pasi në orën 11:00 do të marë pjesë në Këshillin politik, sërish për interesin e partisë së tij, për ndryshimet kushtetuese.

Kryeministri Rama me strukturat e PS në Vlorë