Bestrova, pa ujë dhe pa rrugë
Fshatrat Bestrovë e Madhe dhe e Vogël, por edhefshatrat përreth si Bunavi dhe Kërkovë të Vlorës, në të cilat banojnë rreth 500familje prej vitesh vuajnë të njëjtat problematika.
Rruga e cila lidh qytetin e Vlorës me këto fshatraafro 1 km rrugë, e cila nuk ka parë investime në afro 30 vite, por dhe mungesae ujit të pijshëm i ka detyruar banorët e këtyre fshatrave të largohen nëdrejtim të qytetit të Vlorës apo dhe jashtë vendit.
Për të përballuar jetesën kanë gjetur zgjidhjealternative, ndërsa ujin e pijshëm detyrohen ta blejnë, çka ju vështirësongjendjen ekonomike.
Kjo situatë i ka detyruar ata t’i drejtohen kryeplakuttë fshatit për të organizuar një peticion, të cilin do ja drejtojnë më pasBashksië së Vlorës.
Deri më tani janë mbledhur 132 firma, të cilatpritet të shtohen në ditët në vijim edhe nga banorët e fshatrave përreth.