Lleshaj i përgjigjet PD: Themeluesit e Lazaratit e kanë humbur të drejtën morale për të akuzuar për kanabisin

Pas policisë së shtetit, ndaj akuzave të PD-së për kanabisinka reaguar dhe vetë ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj.

Përmes një postimi të gjatë në facebook, Lleshaj thotë sethemeluesit e Lazaratit e kanë humbur të drejtën morale për të drejtuar gishtinndaj kujtdo në këtë vend për këtë temë.

Sipas tij, dy fotot e publikuara sot nga PD janë jo vetëmnjë fiasko në aspektin informativ, po edhe një tjetër shembull i radhës së PDnuk i intereson e verteta, po dizinformimi i publikut!

Lleshaj thotë se angazhimi frontal i Policisë së Shtetit  dhe institucioneve të tjera shtetërore e kanëbërë kanabisin në Shqipëri një alternativë pa të ardhme.

Ndërkohë, vijon Lleshaj, policia  mund ta ndihmojë PD me ndonjë foto tjetër ngaoperacionet e saj kundër kanabisit, nëse kjo gjë ka vërtet ndonjë vlerëterapike për të.

Deklarata e plotë në facebook

Kur Partia Demokratikeflet për kanabisin, përkufizimi i hipokrizisë bëhet vetë PD.

Themeluesit krenarëdhe shfrytëzuesit e paskrupullt të kryeqytetit europian të kanabisit,Lazaratit, e kanë humbur të drejtën morale për të drejtuar gishtin ndaj kujtdonë këtë vend për këtë temë, por jo vetëm për këtë!

Dy fotot e publikuarasot nga PD janë jo vetëm një fiasko në aspektin informativ, po edhe një tjetërshembull i radhës së PD nuk i intereson e verteta, po dizinformimi i publikut!

Policia e Shtetit kashkatërruar prej ditësh jo vetëm dy parcelat në fotot e lodhura të PD, që mesaduket i kanë dhembur ndonjë kultivuesi a lidhjeje biznesore të vetë PD, poredhe dhjetëra parcela të tilla në të gjithë vendin.

Lufta frontale kundërkanabisit e ka shkatërruar në themel të gjithë ngrehinën kriminale të ngriturnë vend, që nga kryeqendra në Lazarat, e deri në kthinat më të thepisura tëmaleve të Shqipërisë.

Sigurisht që ende ka edo ketë kokëshkretë që përpiqen të vijojnë veprimtarinë kriminale. Por shansete suksesit për ta tanimë janë shumë afër zeros.

Angazhimi frontal iPSH dhe institucioneve të tjera shtetërore e kanë bërë kanabisin në Shqipërinjë alternativë pa të ardhme.

Në vitin 2019 nëbregdetin italian u sekuestrua sasia më e ulët historike e kanabisit.

Të gjithë treguesit enivelit të sigurisë në vend dhe ata të rezultateve në luftën kundër krimit,përfshirë kanabisin, janë në nivelet më të mira historike. Asgjë nuk mund tëkrahasohet me kohën kur vendin e qeveriste lazaratopatia!

Krahasimi i këtyretreguesve me kohën e qeverisjes së PD prodhon diferenca aq të mëdha, sa që vetëkrahasimi i ngjan një abuzimi.

Në fushën e sigurisë,mund të jesh më mirë nga koha edhe sikur të mos bësh asgjë. Ndaj ne as nukkrahasohemi me trashgiminë e PD dhe as nuk shpërqëndrohemi nga tymnajat e sajdezinformuese.

Lufta për çrrënjosjenpërfundimtare të kanabisit vazhdon me intensitet maksimal dhe qytetarët ftohentë kontribuojnë me informacion, pasi kështu secili ndihmon për një Shqipëri mëtë sigurt.

Ndërkohë, PSH mund tandihmojë PD me ndonjë foto tjetër nga operacionet e saj kundër kanabisit, nësekjo gjë ka vërtet ndonjë vlerë terapike për të.