Vëzhgimi i Ora News: Veliaj "kafshon" kodrat e Tiranës
Kullat që tashmë kanë mbushur Tiranën duket se po zhvendosen edhe në kurorën e gjelbërt në periferi.
Kryebashkiaku, Erion Veliaj, përkundër premtimeve të tij, po kthen në sheshe ndërtimi edhe zonat e gjelbërta.
Gazetari i Ora News, Elio Laze, ishte sot te rrethrrotullimi i TEG-ut.
"Në kurorën e gjelbërt prej disa ditësh kanë filluar punimet, janë duke u prerë pemët për ti hapur rrugë një sheshi ndërtimi të ardhshëm. Ka disa ditë që punohet me mjete të rënda dhe nuk ka asnjë lloj tabele ku sqarohet se çfarë po bëhet. Po prishet gjelbërimi përkundër premtimeve të kryetarit të bashkisë, por nuk ka asnjë informacion se çfarë është më e vlefshme se gjelbërimi. Nga gjurma që shihet për së largu kuptohet që bëhet fjalë për një sipërfaqe të madhe që do të shërbejë për ndërtimin e një grupi banesash apo vilash."
Lexo edhe: Veliaj shkatërron kurorën e gjelbër, pret pemët për kantier ndërtimi