Kurum nën akuzë, mediat turke: Mashtroi bankat përmes manipulimit të bilanceve
Kompania Kurum, e cila operon dhe në Shipëri, akuzohet për mashtrim në Turqi. Sipas mediave vendase, edhe pse me humbje drejtuesit e kësaj sipërmarrjeje deklaronin fitime, duke arritur të përfitonin shuma të mëdha kredije nga bankat.
Kurum po përballet me akuza për falsifikim tëbilanceve me qëllim përfitime financiare në Turqi. Madje gazeta ''Sabah''shkruan se bëhet fjalë për mashtrimin më të madh banker në 10 vitet e fundit kujanë përfshirë 14 institucione financiare në Turqi dhe 19 në shtete të tjera.
Kurum e cila vepronte në industrinë e hekurit,thuhet në shkrim, ishte ndër kompanitë më të mëdha të industrisë së turqisëderi në vitin 2013. Por pas kësaj kur teknologjia ndryshoi dhe ccmimi u bë mëkonkurruese, Kurum nisi të kishte probleme.
Sabah duke iu referuar dosjes së prokuroritpublik të Anadollit, shkruan se kompania ka mbyllur humbjet duke manipuluar tëdhënat e kontabilitetit duke e referuar si sipërmarrje fitimprurëse. Përmes kësajformule, thuhet në material, janë marrë 500 milionë dollarë prej bankave
Edhe në vitin 2016 Kurum Demir u paraqit nëdyert e gjykatave për falimentim, por 41 ditë para verdiktit u paraqit njëbilanc sipas ''Sabah'', i rremë. Ndërsa vetëm në vitin u vendos falimentimi.
Gazeta shkruan më tej se Kurum themeloi kompaninënë Shqipëri, përmes së cilës janë huazuar 210.3 milionë euro nga pesë banka ndërkombëtare.