Mbi 220 viktima nga përmbytjet në Azi, Kina lëshon alarmin e kuq
Autoritet kineze kanë lëshuar alarmin e kuq për shkak tërrezikut të përmbytjeve. I rrezikuar është qyteti i Uahnit, ku qytetarët uparalajmëruan që të marrin masa, pasi lumenjtë kanë arritur nivelin maksimal.Ndërsa në digën e një hidrocentrali niveli i ujit është 10 metra mbi normalen.Në Azinë Jugore gjithashtu ka probleme me përmbytjet dhe deri më tani numërohenmbi 220 viktima.
Pasi u ndesh i pari me pandeminë e koronavirusit, qyteti kinez i Wuhan-it,si dhe provincat e tjera të vendit, Anhui, Jiangxi dhe Zhexhijang, shpallen tëpremten “alarm të kuq” nga rreziku u përmbytjeve për shkak të shirave tërrëmbyeshëm që kanë rritur në nivele të rrezikshme nivelet e lumenjve dhe të liqeneve.
Wuhan-i, i vendosur në brigjet e lumit Jangze, paralajmëroi qytetarët që tëmarrin masa paraprake, pasi lumenjtë tashmë kanë arritur nivelin maksimal nështretërit e tyre. Ndërsa niveli i liqenit artificial të madh Tre Grykat ështëdhjetë metra më i lartë se zakonisht dhe prurjet e ujit janë mbi 50 mijë metra kubnë sekondë.
Në liqenin Tai, në afërsi të Shangait, është lëshuar gjithashtu “alarm ikuq” për shkak të nivelit të lartë të ujit. Deri më tani autoritetet kineze nukkanë lajmëruar për viktima.
Situata paraqitet gjithashtu e vështirë në disa rajone të Azisë Jugore qëjanë përfshirë gjithashtu nga shirat e dendur dhe përmbytjet. Ato kanë lënë pasedhe një bilanc tragjik viktimash. Deri tani mësohet se të paktën 220 vetë kanëhumbur jetën nga vërshimet dhe rrëshqitjet e dheut në pjesën jugore të Azisë, thonëautoritetet.
Mbi një milion vetë janë bllokuar në Nepal, Bangladesh dhe Indi, ndërsaqindra e mijëra të tjerë janë detyruar të lënë shtëpitë për të kërkuar strehimnë rajonet të cilat janë në lartësi më të madhe mbidetare.
Sipas autoriteteve indiane, nga vërshimet dhe rrëshqitjet e dheut në pjesënverilindore të vendit kanë humbur jetën edhe 16 fëmijë, ndërsa tetë vetë humbënjetën gjatë rrëzimit të dy ndërtesave në Mumbai dhe ku autoritetet dyshojnë përmbi 100 viktima.
Autoritetet në Nepal bënë të ditur se gjatë muajit të kaluar kanë humbur jetën të paktën 117 persona, ndërsa në Bangladesh thonë se të njëjtën periudhë kanë humbur jetën tre persona.