OKB kërkon 10.3 mld dollarë për të luftuar koronavirusin

Kombet e Bashkuara bënë apel për 10.3 miliardë dollarë përtë ndihmuar luftimin e pandemisë së koronavirusit, thirrja për fondin më tëmadh të bërë ndonjëherë.

Sipas tyre, deri në 265 milionë njerëz mund të përballen meurinë deri në fund të vitit, për shkak të ndikimit të sëmundjes që e shkaktonkoronavirusi, COVID-19.

Paratë do të shfrytëzoheshin për vende me të ardhura tëulëta dhe të brishta.

Kombet e Bashkuara paralajmëruan se dështimi për të vepruarmund t’i zhbëjë dekadat e zhvillimit.

Në apelin e parë për koronavirusin, në muajin mars, ato kanëbërë thirrje për dy miliardë dollarë.

Apeli i rishikuar është rekord, por sipas OKB-së vendet epasura duhet t’i ndihmojnë të varfrat.

Nëse jo, bota përballet me një seri krizash, përfshirëmiliona njerëz të uritur, paralajmëroi OKB-ja.

Pandemia e koronavirusit ka bërë që në shumë vende tëzvogëlohet prodhimi dhe të bie ekonomia, për shkak të masave të detyrueshme tëizolimit.

COVID-19 ka prekur mbi 13.8 milionë njerëz në gjithë botën.

Prej tyre, mbi 589,000 kanë vdekur dhe mbi 7.7 milionë janëshëruar.