BE-ja diskuton planin prej 750 mld eurosh për rimëkëmbjen nga pandemia

Pandemia e koronavirusit po konsiderohet si një krizë ekzistenciale përBashkimin Europian dhe plani i rimëkëmbjes prej saj është tema kyçe e samititdyditor të udhëheqësve europianë. Plani i rimëkëmbjeje kap një shumë prej 750miliardë eurosh, shumica kredi të buta dhe subvencione. Negociatat për të pritettë jenë të gjata dhe të vështira.

Për herë të parë që nga muaji shkurt, udhëheqësit e 27vendeve anëtare të Bashkimit Europian do të mblidhen për dy ditë më 17 dhe 18korrik në Bruksel, për të diskutuar planin e rimëkëmbjes së ekonomisë.

Në prag të takimit, Presidenti i Këshillit Europian,Charles Michel kërkoi nga palët shumë punë dhe mbi të gjitha vullnet politik.

“Tani është koha. Na duhet një marrëveshje është thelbësore. Ne duhet tëgjejmë zgjidhje dhe të arrijmë një marrëveshje për të mirën e qytetarëve tanë. Arritjae kësaj marrëveshjeje do të kërkojë shumë punë dhe vullnet politik nga tëgjithë”, shkruan Michel në ftesën e tij për udhëheqësit europianë.

Pjesë e negociatave, një plan rimëkëmbjeje prej 750 miliardëeurosh që përbëhet nga 250 miliardë euro kredi dhe kryesisht subvencione nëvlerën e 500 miliardë eurove, që nuk do të duhet të rimbursohen nga shtetetpërfituese.

Plani mbështetet në buxhetin afatgjatë të Bashkimit Europianprej 1.074 trilionë euro.

Pandemia e COVID-19 konsiderohet si sfida e fundit emadhe për BE-në me 27 vende, pasi një dekadë më parë luftoi me një krizëborxhi, migracionin kaotik dhe më pas traumat e Brexit-it. Disa udhëheqës madjee kanë përshkruar pandeminë si rrezik ekzistencial për bllokun, dukeparalajmëruar se kësaj here nuk duhet të dështojë për shkak të rritjes sëndjenjave euroceptike në vende të tilla si Italia.

Temë e takimit të udhëheqësve do të jetë gjithashtu propozimipër buxhetin afatgjatë shtatë vjeçar që njihet në zhargonin e Brukselit si"kutia e bisedimeve", një paketë komplekse shumash që mbulojnëshpenzime në fushat të tilla që fillojnë nga bujqësia e shkojnë deri tekzhvillimi rajonal, kërkimi shkencor dhe bursat shkollore.

Është hera e parë që 27 drejtues të shteteve dhe qeverivetë BE-së do të takohen ballë për ballë për një samit në Bruksel që prej muajitshkurt dhe lehtësimit gradual të masave kufizuese lidhur me pandeminë ekoronavirusit.

Negociatat pritet të jenë të gjata dhe të vështira,ndërsa pritet që ky samit i jashtëzakonshëm dy ditor mund të mos jetë i fundit.