BE-ja e përçarë për planin e rimëkëmbjes 750 mln euro
Udhëheqësit e BE-së janë ende larg arritjes së njëmarrëveshjeje për planin e rimëkëmbjes prej 750 miliardë eurosh. Çështjakryesore është se sa pjesë këtij fondi do të shpërndahet në formën e granteve dhesa si kredi. Kancelarja gjermane, Angela Merkel, tha përpara samitit se“pozicionet e palëve janë ende të ndara”.
Udhëheqësit e Bashkimit Evropian takohen sot për herë të parë ballë përballë, për herë të parë që kur shpërtheu pandemia e koronavirusit në mes tëmarsit. Ata pritet të diskutojnë për paketën e rimëkëmbjes ekonomike që kap njëvlerë prej 750 miliardë eurosh.
Çështja kryesore është se sa pjesë këtij fondi do të shpërndahet në formëne granteve dhe sa si kredi. Krerët e vendeve anëtare gjithashtu duhet të bien dakordpër buxhetin afatgjatë shtatëvjeçar, që arrin një vlerë prej 1.07 trilionëeurosh.
Kancelarja gjermane, Angela Merkel, tha përpara samitit se “pozicionet epalëve janë ende të ndara”.
Plani i rimëkëmbjes, i cili mbështetet nga Franca dhe Gjermania, aktualishtparasheh 500 miliardë euro grante dhe subvencione dhe 250 miliardë euro kredi.Por shtetet që njihet për politikën e tyre të kursimit, si Austria, Suedia,Danimarka dhe Finlanda, duan kontroll mbi mënyrën e shpërndarjes së parave.
Ndërsa shtetet e jugut, si Italia dhe Spanja, thonë se një gjë e tillë dota bllokonte procesin.
“Ne po jetojmë një krizë të paparë nga pikëpamja shëndetësore dheekonomike, ndaj projekti ynë europian është lëkundur. Kam besim se ne do tëarrijmë maksimumin e ambicieve tona dhe së bashku me kancelaren Merkel dhepresidentin Michel do të bëjmë gjithçka, sepse na duhet të arrijmë njëmarrëveshje”, tha presidenti francez, Emmanuel Macron para samitit.
Takimi në Bruksel pritet të vazhdojë edhe në fundjavë, por liderëve të BE-së mund t’iu duhet më shumë kohë për të arritur marrëveshjen përfundimtare. Banka Qendrore Europiane parashikon deri tani një rënie prej 8.7% të ekonomisë së Eurozonës këtë vit, për shkak të pandemisë së koronavirusit.