Studimi në Itali hedh dritë të re mbi pandeminë e koronavirusit
Nëntë në dhjetë viktima nga Covid-19 në Itali kanë pasur si shkak kryesor të vdekjes së tyre koronavirusin, sipasnjë studimit të fundit.
Zyrtarëtitalianë të shëndetësisë, vendi i cili ka humbur 35,000 jetë njerëzore që nga shkurti kur u shfaq pandemia, thanë senshumë prej të vdekurvekishin probleme të tjera shëndetësore, duke shkaktuar një debat nësekoronavirusi me të vërtetë shkaktoi vdekjen e tyre.
Studimi i publikuar nga Instituti i Shëndetit dhe Zyra Kombëtare e StatistikaveISTAT tregon se koronavirusi vrau 89% të viktimave nga pandemia e Covid.Mostra e vdekjeve tëanalizuara është 4,942.
11përqind e mbetur ishin të infektuar me koronavirus, por vdiqën nga sëmundje të tjera, tëtilla si sëmundje kardiovaskulare. Por virusi gjithashtu luajti një rol tërëndësishëm, sepse përkeqësoi gjendjen e tyre dhe përshpejtoi vdekjen e tyre.
Studimiu bazua në numrin e vdekjeve të raportuara në fund të majit, kur Italia kishtepushuar tashmë masat e saj shtrënguese.
Pneumoniashihet në 79 përqind të njerëzve vdekja e të cilëve ishte e lidhurdrejtpërdrejt me koronavirusin dhe ishte ndërlikimi më i zakonshëm tek ata tëinfektuar, së bashku me sëmundjet e tjera të frymëmarrjes.
Studimi gjithashtu konstaton se Covid-19 ishte fatale për disa njerëz që nuk kishin ndonjë problemshëndetësor.