SHBA, sanksione ndaj "kuzhinierit të Putinit"
Administrata Trump u ka vendosur sanksionekompanive të lidhura me një biznesmen rus që njihet për lidhjet e tij të afërtame presidentit rus Vladimir Putin, nën dyshimet se ka ndihmuar në financimin efushatave të fshehta në median sociale që synonin votuesit amerikanë përparazgjedhjeve presidenciale të 2016-ës.
Vendimi i shpallur të mërkurën synon kompani tëregjistruara në parajsa fiskale tek te cilat siç thonë zyrtarët amerikanë,Yevgeny Prigozhin ishte mbështetur duke transferuar miliona dollarë si dhe përtë shmangur sanksionet në Sudan, ku administrata Trump thotë se Rusia ka qenë epërfshirë në operacione paraushtarake dhe në mbështetje të regjimeveautoritare.
"Veprimet e sotme do të kufizojnë më tej përpjekjet e Prigozhin dhe mbështetësve të tij për të nxitur trazira apo minuar reformat demokratike në Sudan", tha sekretari i Shtetit Mike Pompeo në një deklaratë duke njoftuar sanksionet.
Zoti Prigozhin, i cili për shkak të marrëdhënies së ngushtë me zotin Putin njihej me pseudonimin "kuzhinieri i Putinit", tërhoqi vëmendje në vitin 2018 pasi ai dhe kompanitë ruse që ai kontrollonte u paditën nga Prokurori i Posaçëm amerikan Robert Mueller si pjesë e hetimeve të tij mbi lidhjet mes Rusisë dhe zyrtarëve të fushatës së zotit Trump. Ai u akuzua për financimin e një përpjekjeje për të përhapur dezinformacion nëpërmjet medias sociale dhe për të përçarë opinionin publik amerikan mbi çështje të nxehta sociale përpara zgjedhjeve.
Në mars Departamenti i Drejtësisë i hodhi poshtë akuzat ndaj dy prej kompanive, “Concord Management” and “Consulting LLC dhe Concord Catering”, duke përmendur shqetësimet se këto subjekte do ta përdornin çështjen për të dërguar informacione të ndjeshme që përdorin organet e zbatimit të ligjit në Rusi, ndërsa masa e dënimit të tyre nuk do të ishte domethënëse.
Të mërkurën sekretari amerikan i Shtetit MikePompeo njoftoi gjithashtu se Shtetet e Bashkuara do të vendosin kufizime vizashpër kompani kineze si Huawei Technologies, të cilën ai e akuzoi se ka lehtësuarshkeljet e të drejtave të njeriut.
Sekretari Pompeo tha gjithashtu se kompanitë etelekomunikacionit kudo në botë paralajmërohen se nëse bëjnë biznes me firmënHuawei, "ata po bëjnë biznes me abuzuesit e të drejtave të njeriut."
Zoti Pompeo tha në një konference për shtyp seDepartamenti i Shtetit "do të vendoste kufizime vizash për punonjës tëcaktuar kompanish teknologjike kineze si Huawei të cilat ofrojnë mbështetjemateriale për regjimet e përfshira në shkelje dhe abuzime të të drejtave tënjeriut në shkallë globale."
I pyetur për heqjen e kompanisë Huawei ngainfrastruktura e telekomunikacionit britanik, zoti Pompeo tha se "sa mëshpejt të ndodhë kjo, aq më mirë".
Kryeministri britanik Boris Johnson ka urdhëruar qëpajisjet e firmës Huawei të hiqen plotësisht nga rrjeti 5G i Britanisë deri nëfund të vitit 2027.
Në një deklaratë tjetër, duke iu referuar shkeljevetë pretenduara kundër popullsisë myslimane pakicë të Kinës, zoti Pompeo tha seHuawei është "një mjet i shtetit mbikëqyrës të kontrolluar nga PartiaKomuniste Kineze, që censuron disidentët politikë dhe mundëson ekzistencën ekampeve të internimit masiv në Sinkiang”.
"Disa punonjës të Huawei-t ofrojnë mbështetje materiale për regjimin e Partisë Komuniste Kineze që kryen shkelje të të drejtave të njeriut", thuhet në deklaratë
Huawei mohon që spiunon për qeverinë kineze dhethotë se Shtetet e Bashkuara synojnë ta sabotojnë rritjen e kompanisë, sepseasnjë firmë amerikane nuk e ofron të njëjtën teknologji me çmim konkurrues.
Pompeo kritikon hetimin e OBSH-së në kinë
Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo tha se aipret që hetimi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë për origjinën ekoronavirusit në Kinë të jetë "plotësisht i deformuar".
Rreth 580,000 njerëz në të gjithë botën kanë vdekurnga COVID-19 dhe më shumë se 13 milion janë infektuar pas shpërthimit që filloinë Wuhan të Kinës vitin e kaluar.
OBSH-ja me qendër në Gjenevë tha se po dërgonte njëekip në Kinë për të hetuar se si nisi shpërthimi i koronavirusit.
"Ky është një regjim që nuk e bëri të ditur informacionin që kishte për virusin, i cili ka vrarë mbi 100,000 amerikanë ... dhe tani po lejon Organizatën Botërore të Shëndetësisë të shkojë për të kryer atë që unë jam i bindur se do të jetë një hetim plotësisht i deformuar,” u tha zoti Pompeo gazetarëve.
Shtetet e Bashkuara janë vendi më kritik ndajOBSH-së, dhe kanë deklaruar largimin nga kjo agjenci e OKB-së.
Presidenti Donald Trump, i cili është kritikuarashpër për reagimin e tij ndaj shpërthimit të koronavirusit në Shtetet eBashkuara, që kanë numrin më të lartë të vdekjeve në botë, më shumë se 136,000, është përpjekur të fajësojë Kinën.
"Shpresoj të jem i gabuar. Shpresoj të jetë një hetim i plotë që u shkon gjërave deri në fund, por unë kam parë sjelljen e Partisë Komuniste Kineze sa i përket virusit që u përhap nga Wuhani dhe ata thjesht kanë refuzuar," tha zoti Pompeo.
"Ata kanë shkatërruar mostrat. Ata nuk i kanë lejuar gazetarët dhe mjekët që ishin gati të flisnin, për të bërë atë që duhet të bëjnë vendet të cilët kërkojnë të kenë rol të vërtetë në shkallë globale dhe në skenë globale: të jenë transparentë dhe të hapur, të komunikojnë dhe të bashkëpunojnë,” tha Sekretari amerikan i Shtetit./VOA/