Pretendonin se shëronin koronavirusin me terapi ozoni, 5 të arrestuar për mashtrim

Pesë profesionistë shëndetësorë u arrestuan nga policiaportugeze të enjten pas një bastisje të realizuar në klinika që po përfitoninnga pandemia, duke pretenduar se terapia e ozonit mbron kundër koronavirusitose kuron pacientët.

Në një deklaratë për mediat, policia tha që të dyshuarit popërfitonin nga dobësia dhe besimi i njerëzve që kishin frikë se do tëinfektoheshin ose ishin infektuar me SARS-CoV-2. 

Klinikat, të cilat nuk u emëruan, mund të kenë kontribuar nëpërhapjen e sëmundjes, vlerësojnë autoritetet, pasi ata kryen testediagnostikuese për koronavirusin e ri, pa pasur leje për një gjë të tillë osepër të përmbushur standardet e nevojshme.

Pesë të arrestuarit, dy burra dhe tre gra të moshës 32 derinë 62 vjeç, do të paraqiten në gjykatë.