Rusia u jep qytetarëve të saj toka falas në Arktik

Në përpjekje për të zhvilluar rajonin e veriut të pasur meburime natyrore, Rusia po jep toka falas për shtetasit e saj në rajonin eArktikut, ku ata mund të ndërtojnë shtëpi apo të hapin bizneset e tyre atje. Egjithë kjo është rregulluar përmes një projektligji të hartuar nga qeveriaruse.

PresidentiVladimir Putin i ka dhënë përparësi pjesës ruse të Arktikut. Ai po rindërtoninfrastrukturën, ka rritur praninë ushtarake dhe po përpiqet të bëjë një rrugëtë rëndësishme detare nga veriu.

Projektligjii hartuar nga Ministria e Burimeve Kombëtare parashikon një program në të cilinbanorët e Arktikut Rus mund të merrnin deri në një hektarë tokë falas për tëndërtuar një shtëpi ose ta përdorin atë për biznes, siç është turizmi.

Nëgjashtë muaj, programi do të bëhej i hapur për të gjithë rusët, thaministria. Para se të bëhet ligji, propozimi duhet të miratohet ngaparlamenti dhe të nënshkruhet nga Putin.

Sipaspropozimit, secila prej rajoneve të Arktikut do të përcaktonte tokat që do tëviheshin në dispozicion për programin. Këto toka do të jepeshin për pesëvjet dhe pas kësaj periudhe pronarët e tyre do të duhej të regjistroheshin sipronarë ose t'i merrnin ato me qira afatgjatë.

Moskanisi një iniciativë të ngjashme në Lindjen e Largët në vitin 2016 për tëforcuar ekonominë dhe popullsinë e skajit lindor të saj me popullsi të paktë.

"Padyshim që do të jetë një faktor në tërheqjen e banorëve të rinj të Arktikut, përfshirë fillimin e bizneseve të vogla," tha guvernatori i rajonit Murmansk.

Rreth90 përqind e njerëzve të Arktikut rus jetojnë në qytete të mëdha si Murmansk,Norilsk dhe Arkhangelsk.

Moskaforcoi praninë e saj në rajon gjatë epokës Sovjetike, por industria e sajfilloi të bjerë pas rënies së Bashkimit Sovjetik në 1991, çka çoi edhe në njërënie të popullsisë