Hakerat rusë po synojnë vjedhjen e studimeve për vaksinën anti-Covid
ShBA-ja, Britania dhe Kanadaja akuzuan zbulimin ushtarak rus se po përpiqet të vjedhë kërkimet shkencore për zbulimin e vaksinën kundër koroanvirusit. Në një deklaratë të përbashkët këto vende akuzuan grupin APT29 për shënjestrimin e institucioneve që merren me studimin dhe zhvillimin e vaksinës kundër COVID-19.
Rusia po përpiqet të vjedhë kërkimet shkencore,ato akademike dhe farmaceutike mbi vaksinat dhe trajtimin ndaj koronavirusit.Alarmi u dha nga Qendra Kombëtare britanike për Sigurinë Kibernetike të enjten.
Një deklaratë e hartuar nga Britania nëkoordinim me Shtetet e Bashkuara dhe Kanadanë, sulmet i atribuohen grupitAPT29, i njohur gjithashtu me emrin “Cozy Bear”, për të cilin thonë funksiononnën diktatin e shërbimeve ruse të zbulimit ushtarak.
"Ne i dënojmë këto sulme të neveritshmekundër atyre që punojnë për çështje me rëndësi jetike për të luftuar pandeminëe koronavirusit", tha Paul Chichester, Drejtor i Operacioneve të Qendrësbritanike për Sigurinë Kibernetike.
Qendra tha në deklaratë se sulmet e grupit janëduke vazhduar dhe se ata përdorin një larmi mjetesh dhe teknikash, përfshirëmetodën “spear-phishing” apo injektimin e viruseve kompjuterike të njohura si“malware”.
Grupi "APT29 ka të ngjarë të vazhdojë tëverë në shënjestër institucione që merren me studimin dhe zhvillimin e vaksinëspër COVID-19n,” thuhet në deklaratë.
Në ShBA, drejtorja për Sigurinë Kibernetikepranë Agjencisë së Sigurimit Kombëtar, Anne Neuberger, tha nga ana e saj segrupi APT29 ka një histori të gjatë në shënjestrimin e organizatave qeveritare,ato diplomatike, të ekspertëve, të kujdesit shëndetësor dhe të energjisë përpërfitime të inteligjencës.
“I nxisim të gjithë ta marrin seriozisht këtëkërcënim…” shtoi ajo.
Britania dhe Shtetet e Bashkuara thanë në muajinmaj se disa rrjete hakerësh kishin vënë në shënjestër institucionet kombëtaredhe ndërkombëtare që punojnë për t’iu përgjigjur pandemisë COVID-19.
Grupi i lidhur me qeverinë ruse “Cozy Bear”dyshohet edhe për sulmet ndaj serverave të Partisë Demokrate amerikane në pragtë zgjedhjeve presidenciale të 2016.