Hoxha: Universiteti i Tiranës probleme në drejtim, organeve drejtuese u kanë mbaruar mandatet
I ftuarnë Ora News, dekani Artan Hoxha, kandidat për rektori i Universitetit të Tiranëstha se katër vitet e fundit Universiteti i Tiranës ka pasur probleme nëdrejtim.
SipasHoxhës, asnjë universitet tjetër nuk ka problematika e diskutime të tilla, përveçnjë personi në strukturën drejtuese të UT-së.
Artan Hoxha: Studentët në universitetin e Tiranës vijnë studentët më të mira nga gjimnazet. Por ata herë pas here nuk gjejnë në universitet hapësirat që prisnin, bien interesi, që e ul motivimin dhe studenti nuk shkon aty ku ka objektivin. Duhet fokusuar te studenti, pedagogët dhe strukturat ndihmuese, pritet që Universiteti i Tiranës ta plotësojë më mirë misionin që ka.
Universiteti i Tiranës ka pasur problematike 4 vitet e fundit në drejtim dhe kjo problematikë vazhdon deri në 30 kur do të mbahen zgjedhjet. Zgjedhjet në universitete janë caktuar në 30 korrik, me gjithë problematikat që ka proces, por asnjë universitet tjetër nuk ka diskutime të tilla. I vetmi problem është vetëm me një person në strukturën universitare.
Hoxhashtoi se mandatet e strukturës drejtuese në universitete kanë përfunduar dheinstitucionet nuk mund të rrinë në gjendje pritshmërie pafundësisht.
Artan Hoxha: Mandatete gjithë strukturave drejtuese në universitete kanë përfunduar dhe rrimë nëdetyrë vetëm për vazhdimësinë institucionale, dhe njerëzit nuk mund të rrinë nëgjendje pritshmërie pafundësisht. Cikli i zgjedhjeve duhet të zhvillohet njëherë në katër vite dhe ne duhet të zbatojmë të gjitha masat në mënyrë që të mospërhapet sëmundja.