Lezhë: Prodhonin dhe shisnin ilaçe me pretendimin se kuronte Covid-19, pranga 57-vjeçarit dhe nipit të tij
Policia e Lezhës ka finalizuar operacionin policor ekoduar "Kuruesi i rremë", duke vënë në pranga dy persona.
Frederik Frrokaj dhe nipi i tij Henri Frrokaj, prodhoninilaçe në mënyrë artizanale dhe ia shisnin qytetarëve me pretendimin se do t’ishëronte nga COVID-19.
''Bazuar në provat e grumbulluara u organizua dhe u finalizua operacioni policor i koduar "Kuruesi i rremë", në kuadër të të cilit u kapën dhe u arrestuan në flagrancë shtetasit:
F. F., 57 vjeç dhe nipi i tij, shtetasi H. F., 30 vjeç, banues në Mamurras'', thuhet në njoftimin e plicisë.
Operacioni u krye nga strukturat e Hetimit të Krimitnë DVP Lezhë, në bashkëpunim të ngushtëme Komisariatin e Policisë Kurbin dhe Lezhë.
Frederik Frrokaj, nëpërmjet rrjetit social Facebookbënte thirrje për prodhim të substancave për kurimin e virusit COVID-19 nga njëpërzierje e acidit klorhidrik me H2O, duke pretenduar se me këtë përzierjekishte shpikur ilaçin për kurimin e këtij virusi.
Ndërkohëm, nipi i tij u kap në flagrancë në një lokal,ku po i shiste ilaçin një klienti.
Nga kontrolli në banesën e 57-vjeçarit u gjetën bazamateriale, medikamente dhe preparate që shërbenin për të përgatitur ilaçin qëkëta shtetas tregtonin.
Ai pasi bënte prodhimin e këtyre medikamenteve nëkushte artizanale dhe jashtë kushteve laboratorike, në kushte shtëpie, ia jeptesnipit të tij, pasi takonte personat e interesuar, dhe ua shiste atyre kundrejtpagesës 20.000 lekë të reja, me premtimin se shëronin COVID-19.
Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin, për veprat penale “Mashtrimi”, “Prodhimi i kundërligjshëm i artikujve dhe mallrave industrialë e ushqimorë”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë".