"BOOM" - Në urbanët e Tiranës nuk respektohen masat anticovid

Thuajse 2 javë pasi u hap transporti publik nëkryeqytet, emisioni investigativ "BOOM" në RTV Ora solli këtë të martë(14 korrik) një vëzhgim se sa respektohen masat anticovid.

Gjatë këtij vëzhgimi u konstatuan shumë raste qëqytetarët nuk mbajnë maska mbrojtëse, duke rrezikuar kështu pjesën tjetër(shumicën) që është ndërgjegjësuar. Po ashtu, të ndërgjegjësuar janë dhedrejtuesit e mjeteve pa maskë.

"Unë për veten timei kam respektuar. Ne po i mbajmë nga halli tani, nuk po i mbajmë ngaqejfi. Shumë gabim e kanë. Nga ana e shërbimit janë në rregull."

"Edhe respektohen,edhe jo. Në përgjithësi jo. Shumë pak i respektojnë rregullat. Ështëpapërgjegjshmëri për veten."

"BOOM" zhvilloi një intervistë me drejtuesine Shoqatës Kombëtare të Transportit Qytetas,z. Rixhin Qoshja i cili shprehet sevështirësitë janë të mëdha dhe se nëse nuk plotësohen kërkesat e tyre, do tëshkojnë drejt rimbylljes.

 “Problematikeështë numri i reduktuar ipasagjerëve. Transporti urban qarkullon të ardhurat etij nga qarkullimi i pasagjerëve. E shohim të pamundur financiarisht që kyshërbim të vazhdojë. Ne presim plotësimin e kërkesave tona drejtuar qeverisë.Në rast se nuk plotësohen, ky shërbim do të shkojë drejt rimbylljes."

Zerimi i TVSh-së përvitin aktual dhe rikthimin e saj në nivelin 6 përqind, mundësia e blerjes sëkarburantit pa akcizë, rimbursim i kapacitetit të munguar, rimbursimi në burimi të gjitha kategorive  që përfitojnë transportin publik pa pagesë".

Gjithashtu ai thotë se ndërgjegjësimi i personave për respektimin emasave anticovid ka rënë, por nuk janë marrë masa administrative.

"Në ditët e pararespektimi ka qenë i kënaqshëm për të gjithë, pastaj sikur u zvenit disi. Kaende persona që  neglizhojnë. Mendoj se me fillimin e marrjes së disamasave administrative, do të ndërgjgjësohen. Deri tani vetëm sa janëkonsultuar.”