Shabani: Krerët e partive nuk i duan listat e hapura, nuk guxon njeri t'i dalë kundër kryetarit

Në një intervistë për RTV Ora, pedagogu Endri Shabani  nga Nisma Thurja tha se krerët e partive nuk e duan hapjen e listave se nuk duna të prishin biznesin e tyre brenda partisë.

SipasShabanit, Rama e mbështet hapjen e listave pasi qytetarët e kërkojnë, jo sepse ështëpro kësaj nisme.

Endri Shabani: Hapja e listave është një ndër kërkesat tona, por hapja e pjesshme nuk është hapje listash. Asnjë kryetar partie nuk do që të hapen listat, se ky është një biznes, sepse të pothuajse të gjitha vendet në administratën publike shiten. Po shihen edhe në parlament vendet në listë. Pronarët e partive nuk duan hapja të listave se u prishet biznesi.

Nëse Rama e mbështet hapjen elistave, gjë që duhet parë deri në fund, ai e bën për të vetmen arsye pasiqytetarët e kërkojnë. Nëse krerët e partive veprojnë hapur kundër kësaj kërkesatë shoqërisë, atëherë dikush tjetër, që përfaqëson këtë kërkesë të qytetarëvedo të futet në politikë që t’i përfaqësojë. Prandaj ai del dhe artikulon sikur ështëpro hapjes së listave se do që t’i përfaqësojë vete, se po të ishte për t’ihapur do t’i kishte hapur me kohë.

Për Shabanin,kryetari i partisë vendos për karrierën politike të anëtarëve të partisë.

Endri Shabani: Ai që vendos karrierën politike të anëtarëve të partisë, ai kontrollonedhe partinë. Në vitin 2017 Basha thoshte se nuk do të futej në zgjedhje, dyveta ishin kundër, dhe nuk u futën në lista më ata. Ashtu nxori edhe RamaBlushin e Hafizin. Nëse kryetari ka në dorë karrierën politike, sigurisht qënuk guxon më njeri brenda partisë që t’i dalë kundër kryetarit.

Shabanitha se nuk ka më zgjedhje në parti, vetëm formalitete, duke u kthyer sipas tijnë parti autokratike.

Endri Shabani: Sot partitë janë anti-kushtetuese, ku kushtetuta kërkon që brendapartive të ketë zgjedhje. Zgjedhjet janë totalisht formale, biles Rama e kahequr fare këtë formalitet, nuk bën më zgjedhje. Këto janë parti autokratike. Kryetarii partisë kështu ka në dorë të gjithë karrierën politike të anëtarëve të partisë.Një tezë e kryetarëve të partive është që qytetarët nuk duhen besuar. Unë nuk ebesoj këtë.

Ndërsareferuar angazhimit politik të Nismës Thurja, Shabani tha se është diçka që podiskutohet dhe do të merret një vendim.

Endri Shabani: Nisma Thurja po harxhon një energji shumë më të madhe se sa do tëkishte harxhuar po të ishte e angazhuar politikisht. Sigurisht që ka njerëz qëthonë pse nuk angazhohemi, por është diçka që po e diskutojmë dhe do të marrimnjë vendim kur të vijë koha.