Denoncohet mungesa e tamponëve, kreu i Sindikatës së Shëndetësisë Durrës: Na i japin me kufizime

Në një kohë kur në Durrës konfirmohen çdo ditë raste të reja me koronavirus, epidemiologu që ndjek të dyshuarit në këtë qytet, denoncon se ISHP nuk e furnizon mjaftueshëm me tamponë. Ai thotë se merr vetëm 15 tamponë, në ditët kur të dyshuarit i ka dyfish më të shumtë në numër.Por autoritetet shëndetësore në Durrës rrëzuan këtë këtë pretendim.

Kryesindikalisti i Shëndetësisë në Durrës,Zija Alhysa, i cili merret direkt me gjurmimin epidemiologjik të rasteve mekoronavirus, denoncon se prej një muaji nuk furnizohet me tamponë maftueshëm.

Ai thotë se 15 tamponët që merr, nuk imjaftojnë për gjurmim të rasteve të reja apo ritestimin, duke e bërë Durrësin,qarkun e dytë me numrin më të lartë të personave aktive.

Alhysa: Nëse bëjmë planin ditor për të marrë30-40 tamponë për kërkimin  epidemiologjik, nuk e bëjmë dot se nuk ka. Nëtelevizor thuhet nga Instituti se bëjnë 400-500 raste në ditë, faktikishtgjithë Durrësi 10 tamponë ka marrë. Dje mora 15 tamponë duke bërë edhe sherratje, nuk plotësohet as 40% e kërkesave.

Alhysa madje ngre dyshime edhe përnumrin e përgjithshëm të testimeve, duke treguar me shembuj ndarjen e tamponëveedhe në qytete të tjera.

Por Njësia Vendore e Kujdesitshëndetësor në Durrës, në një reagim thotë se është hetimi epidemiologjik, aiqë tregon numrin e tamponëve që duhet të bëhet.

Ndërsa Ministria e Shëndetësisë, thotëse kanë 90 mijë tamponë në dispozicion.

https://youtu.be/l7y7qJv2jIg