Denoncoi shfrytëzimin seksual, kërcënohet me tritol familja e 17-vjeçares në Fushë Krujë

Denoncoi shfrytëzimin seksual, kërcënohet me tritol familja e

Një 23-vjeçar në kërkim si pjesë e grupit që shfrytëzuan për prostitucion një 17-vjeçare është autori i dyshuar i tritol vënies në banesën e familjes së saj në Fushë Krujë. Sipas denoncimit të minorenes ajo ishte shfrytëzuar nga 6 persona, ku 4 u vunë në pranga.

Kërcënohet me eksploziv familja e 17-vjeçares nga Fushë Kruja që denoncoi se ishte shfrytëzuar seksualisht nga 6 persona nga të cilët 4 janë arrestuar ndërsa dy janë shpallur në kërkim.

Një pako lëndë plasëse artizanale u hodh rreth mesnatës në ambientet e jashtme të banesës së familjes.

Fatmirësisht, ekspozivi nuk shpërtheu, por ngjarja ka shkaktuar panik mes anëtarëve të familjes.

Në vendngjarje kanë shkuar forcat anti-eksploziv të RENEA-s dhe pas verifikimeve ka rezultuar se brenda pakos kishte një sasi të vogël lëndë plasëse artizanale.

Autor i dyshuar i ngjarjes sipas policisë është 23-vjeçari me iniciale A.B, person që ishte shpallur në kërkim me herët si pjesë e grupit që kishte shfrytëzuar të renë.

Blutë thonë se po punojnë për arrestimin e tij dhe personit tjetër që po ashtu mbetet në arrati.

Grupi i të rinjve, kishte qenë prej 8 muajsh nën hetimin e policisë.

Në bashkëpunim me njëri-tjetrin ata prodhonin e shisnin lëndë narkotike dhe shfrytëzonin 17 vjeçaren të cilën e kishin nxitur drejt përdorimit të drogës.

https://youtu.be/zv4yl4pRgnM
https://youtu.be/h1ICWSVscAo

Vendi Lajme Lajmi i fundit Kronike kercenim fushe-kruje pako me lende plasese

EMISIONET