Roth: Ballkani Perëndimor në qendër të angazhimit gjerman
Ministri i shtetit pranë MPJ gjermane Michael Roth tha se gjatë presidencës së BE-së Gjermania do të angazhohet për Ballkanin Perëndimor dhe sidomos për të ardhmen e brezit të ri në Ballkan.
Bashkimi Evropian duhet të jetë më i zjarrtëdhe emocional dhe të mos krijojë përshtypjen se është thjesht një grumbullteknokratësh, kërkon ministri i shtetit pranë Ministrisë së Punve të Jashtme tëGjermanisë, Michael Roth. Gjermania do të vërë në agjendën e saj si presidentee radhës e BE-së çështje të rëndësishme për shumë njerëz si ndryshimi i klimës,forcimi i shtetit të së drejtës dhe i demokracisë, bashkëpunimi shoqëror si dheçështje që lidhen me azilin dhe migracionin.
Në intervistë me DW ai tha se BashkimiEvropian po mbështet tani Ballkanin Perëndimor në luftën kundër pandemisë me3.3 miliardë EUR, por gjatë presidencës gjermane do të jenë në rend të ditësedhe tema të tjera që lidhen me Ballkanin Perëndimor.
Ballkani në qendër të angazhimit gjerman për zgjerimin
Pas bllokimit në procesin e dialogut mesKosovës dhe Serbisë ministri i shtetit pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme tëGjermanisë, Michael Roth, tha në një intervistë për DW se "jam i lumtur qëështë tani shfaqur një dinamikë e re edhe me përfaqësuesin specialLajçak." Michael Roth thekson se Gjermania do ta vendosë BallkaninPerëndimor në qendër të angazhimit për zgjerimin: "Ballkani Perëndimor nukështë ndonjë oborr i çfarëdoshëm i Bashkimit Evropian, por është oborri ynë ibrendshëm dhe u shërben interesave tona.
Ministri i shtetit Roth tha se gjatëpresidencës së BE-së Gjermania do të angazhohet që "në BallkaninPerëndimor të kemi sa më shpejt që të jetë e mundur demokraci, sundim të ligjitdhe pajtim rajonal dhe mbi të gjitha që edhe brezi i ri të ketë njëperspektivë. Ne do të zhvillojmë një konferencë për të ardhmen e brezit të rinë Ballkanin Perëndimor. Pra edhe ky rajon do të arrijë prosperitet dhestabilitet vetëm nëse Bashkimi Evropian merr përsipër më shumëpërgjegjësi."
Sinjal i qartë për Turqinë
Sa u përket zhvillimeve në Turqi dhe thirrjevetë disa politikanëve që pas vendimit për shndërrimin e Hagia Sofisë në xhamiBE-ja t'i ndërprese bisedimet me këtë vend, Michael Roth tha se Turqia ka bërëhapa prapa në aspektin e të drejtave të njeriut, demokracisë dhe sundimit tëligjit, por se BE-ja duhet të vazhdojë t'u dërgojë një sinjal të qartë atyreturqve që ndajnë vlerat evropiane, se "ne nuk i lëmë ata vetëm, se ne jemiakoma të interesuar për Turqinë". Sipas Roth "nëse Turqia afrohetpërsëri me drejtimit tonë, ka shanse që procesi i pranimit, i cili aktualishtështë në pritje, të mund të ringjallet".
Për momentin dialogu me Turqinë është shumë evështirë dhe në Turqi vërtetë nuk po bëhet asgjë për sa u përket vleraveevropiane, "por nëse vërtet duam të arrijmë diçka, nëse dëshirojmëgjithashtu të ushtrojmë ndikim në Turqi në mënyrë që ajo të përmbushë përgjegjësitëe saj në politikën e jashtme në rajon, atëherë duhet t'i thellojmë më tepërkontaktet tani dhe jo thjesht të heshtim," - tha Roth në intervistë me DW.