OFL rikthehet në Shkodër, u kërkon justifikimin e pasurisë 4 të dënuarve për drogë dhe zhvatje

Operacioni Forca eLigjit rikthehet sërish në Shkodër, duke ju nisur kërkesat me shkrim përvetëdeklarimin e burimeve të pasurisë katër të dënuarve për trafikim narkotikëshdhe grup të strukturuar kriminal.

Formularët u kanëshkuar shtetasve

Ladio Braci, banues në Shkodër, i dënuar për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve” dhe “Organizata Kriminale”;

Artur Ndoja, banues në Shkodër, i dënuar në Itali për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;

Kristian Selimi, banues në Shkodër, i dënuar për  veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

Abedin Bajraktari, banues në Shkodër, i dënuar për veprat penale “Grupi i strukturuar kriminal”, “Shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal”.

Këta individë, sisubjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, tëgjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohenSPAK-ut, për veprime të mëtejshme.