Xhaçka rikthen pagesën ushqimore për ushtarakët: Nga korriku,10 mijë lekë shtesë

Duke nisur nga muaji korrik, mijëra ushtarakëshqiptarë do të kenë çdo muaj në pagën e tyre, një shtesë prej 10 mijë lekësh,si kompesim për ushqimin.

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, e njoftoikëtë gjatë takimit me efektivët e kontingjentit të Policisë Ushtarake, të cilëtnisen për në Afganistan, ku do të shërbejë në misionin e NATO-s,ResoluteSupport.

Xhaçka: Çdo investim në armë e sisteme do të kishte qenë i mangët nëse nuk do të ishte shoqëruar me një përpjekje po aq serioze e të qëndrueshme për të investuar tek burimet njerëzore të FA. Unë sot jam e lumtur t’ju jap një tjetër lajm të mirë në këtë drejtim. Për një vendim të propozuar nga Ministria e Mbrojtjes, që ka gjetur mbështetjen e menjëhershme të qeverise e kryeministrit Rama, i cili i jep një zgjidhje dinjitoze një problemi të bartur prej shumë vitesh.Miratimi prej 10 mijë lekësh (100 mijë lekë të vjetra) si  shtesë në pagat mujore të ushtarakëve nuk është thjesht një zhvillim me impakt të konsiderueshëm pozitiv në buxhetet familjare të ushtarakëve, por edhe një shenjë vlerësimi për punën tuaj të jashtëzakonshme gjatë këtyre viteve duke e bërë FA institucionin më të besuar për shqiptarët.

Në gusht të vitit 2013, qeveria Berisha morivendimin për heqjen e shtesës ushqimore, e cila jepej si shtesë page, duke lënësi alternativë për efektivët ushqimin në mensa. Kjo shtesë tashmë rikthehet pas7 vjetësh.

Gjatë vizitës së saj në Policinë Ushtarake,ministrja Xhaçka inspektoi mjediset e reja të ndalimit disiplinor, financim i Ambasadëssë Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë.

Gjatë fjalës para ushtarakëve, Xhaçka përmendindihmën amerikanë në logjistikë, mbulimin e territorit me radar, sistemearmatimi apo flota e helikopterëve “Black Hawk”.

Sa i përket bazës së Kuçovës, Ministrja ushpreh se nuk është thjesht një investim i jashtëzakonshëm në termainfrastrukture, por edhe një afirmim i rëndësisë strategjike të Shqipërisë përAleancën.