Miratohen ndryshimet kushtetuese në Komisione: Hapen listat, hiqen koalicionet

Mazhoranca dhe opozita parlamentare kanë miratuar në Këshillin e Legjislacionit ndryshim të Kushtetutës, për t’i hapur rrugë ndryshimit të sistemit. 140 deputetët, me këto ndryshime do të zgjidhen me sistemin proporcional rajonal me korrektim kombëtar.

Listat pjesërisht të hapura dhe heqja e koalicioneve parazgjedhore janëdy nga çështjet e propozuara nga opozita e re dhe e miratuar me nxitim nga anae deputetëve të Partisë Socialiste.

Me ndryshimet e reja 140 deputetët vitin e ardhshëm do të zgjidhen mesistem proporcional me konkurim rajonal dhe prag kombëtar.

Por sërisht deputetët firmëtarë të ndryshimeve kushtetute kërkojnëgaranci nga mazhoranca për pragun rajonal.

Me votën e Këshillit të Legjislacionit dhe Komisionit të Ligjeve ,togëfjalëshët “koalicione zgjedhore” dhe “pragu” janë hequr nga Kushtetuta përt’u detajuar në Kod.

12 vite më pas përsëritet sërish historia, që nga ndërhyrjet e fundit nëkushtetuese në 2008 për çështjet që lidhen me zgjedhjet.

Por tashmë nuk janë PS dhe PD aktorët kryesorë, por mazhoranca e kazëvendësuar këtë të fundit me deputetët që rrjedhën nga listat e tyre.

Një javë pasi të miratohen ndryshimet në kod sipas marrëveshjes së 5 qershorit, në seancën e 30 korrikut ndryshimet do të kërkojnë votat e të paktën 94 deputetëve.

https://youtu.be/s4aBxP9YQK0

Tabela Me Propozimet Per Amendamentet Kushtetuese Dt 13.7.2020 by RTV ORA News on Scribd