Koronavirusi hyn në bashkinë e Pogradecit, pozitiv punonjësi
Në listën e institucioneve të përfshira ngavala e Covid-19 përfshihet dhe Bashkia e Pogradecit.
Ditën e sotme është konfirmuar punonjësi ipushtetit lokal ndërkohë bashkia vijon punën me masa të rrepta sigurie.
Pritet të bëhen dezinfektimi i ambienteve, ndërsa punonjësit e DSHP po bëjnë gjurmimin e kontakteve të mundshme.
Pozitive ka dalë edhe bashkëshortja e tij. Rasti i 3 është nëna e vajzës që doli pozitivenjë ditë më parë. Ajo kishte ardhur për pushime nga Shkodra.
Ndërsa rasti i 4 është vatër e re dhe po gjurmohet.
Sakaq edhe në fshatin Baban të Devollit uregjistrua një rast pozitiv me Covid.
Ai është një 60 vjeçar, babai i doktoreshës tëQSH.Mësohet se ai ka qenë në spital në Tiranë, ku edhe dyshohet ta ketë marrëvirusin.
Qarku i Korçës është shtuar me 6 raste tëtjera me Covid-19, çka e ka çuar në 46 numrin e personave aktivë, specifikisht4 në Pogradec, 1 në Korçë dhe 1 në Devoll.