"Vaj, cigare dhe kafe kontrabandë", dy të arrestuar dhe një në kërkim
Dy persona kanë rënë në pranga ndërsa një itretë është shpallur në kërkim për kontrabandë me mallrat për të cilat paguhetakcizë. Seksioni për Krimin Ekonomik dhe Financiarnë policinë e Tiranës kasekuestruar produkte me logo të paautorizuara dhe sende të tjera.
"U finalizua operacioni i koduar “Akciza”, në kuadër të të cilit u bë arrestimi i shtetasve L. T. dhe A. M., si dhe u shpall në kërkim shtetasi F. B" njofton policia.
Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi, nëbashkëpunim me njëri – tjetrin, kanë konsumuar veprat penale "Kontrabandëme mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëmnga detyrimet doganore ose të akcizës”, "Tregtim dhe transportim imallrave që janë kontrabandë" dhe "Shkelje e të drejtës së pronësisëindustriale”.
Gjatë operacionit, Policia sekuestroi nëcilësinë e provës materiale një sasi të konsiderueshme cigaresh të markave tëndryshme, një sasi kafeje dhe një sasi vaji plazhi.
Këto produkte dyshohet se janë futur nëShqipëri nga pika të ndryshme kufitare, duke shmangur tërësisht detyrimindoganor.
"Këta shtetas, nëpërmjet kësaj veprimtarie të kundërligjshme, duke iu shmangur detyrimeve doganore, kanë konkurruar në mënyrë të paligjshme në tregun e brendshëm" thekson policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisëpranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.