Shkatërrohet rrjeti, merrnin 1000-2500 euro për kalim të paligjshëm kufiri drejt vendeve të BE

5persona u arrestuan në Durrës dhe 8 të tjerë u shpallën në kërkim pasi kishinngritur një skemë të dërgimit drejt vendeve të BE të shtetasve që u ishterefuzuar hyrja.

Kundrejtnjë pagese që varionte nga 1000 deri në 2500 euro, grupi ofronte ndihmë përkalimin e paligjshëm të kufijve.

Burimetthonë se ata siguronin dokumente të falsifikuara ose u krijonin martesa fiktivenë vendet e Bashkimit Europian, cka u hapte dyert të përjashtuarve nga Unioni.

Burimetthanë se përfitues të kësaj veprimtarie kriminale janë persona të ndaluar nëvendet e BE për shkelje të ndryshme, sipas rregullave të unionit për lëvizjen elirë.

Pesëpersonat e arrestuar janë Mirdash Xhani, Iljaz Berisha, Igli Gripshi, EltonBaroka dhe Arben Ndreka.

Gjatëaksionit u sekuestruan 3 automjete që përdoreshin për transportin e personave,4 pasaporta biometrike dhe një sasi e konsiderueshme në euro dhe lekë.

Disanga personat në kërkim, dyshohet se janë jashtë vendit, ndaj policia thotë sepo punon me agjensitë partnere për arrestimin dhe ekstradimin e tyre.

Policiae Durrësit thotë se operacioni i koduar Danubi, ishte rezultat i një hetimidisa mujor.