Covid po prek mjekët, 4 raste të reja mes bluzave të bardha në Fier e Ersekë

4 mjekë e staf mjekësor kanë rezultuar të prekur me koronavirus në 24 orët e fundit. Dy raste u shënuan në Fier e Dy të tjera në Ersekë.  Numri i të prekurve shënoi rritje në disa Bashki, ku pjesa më e madhe ishin raste kontakti.

Koronavirusi vijon të përhapet mes bluzave tëbardha.

Të paktë katër mjekë u konfirmuan të prekur meCovid-19 në 24 orët e fundit.

Dy raste janë në Fier. Një nga të infektuarit ështëmjek mjek anestezist pranë spitalit rajonal mirëpo dyshohet se ai mund të jetëinfektuar në Vlorë ku ka qëndruar si pushues.

Mjeku i dytë punon në qendrën Shëndetësore tëLevanit.Dyshimet janë se ai është prekur nga kontaktet.

Personi i tretë pozitiv në 24 orët e fundit në Fierështë një grua.

Dy raste me koronavirus në sistemin shëndetësor ukonfirmuan në Kolonjë.

Bëhët fjalë për një mjek familjeje që ka trajtuarnjë të prekur me Covid më herët dhe një sanitare e spitalit të Ersekës.

Javën e kaluar 11 persona staf shëndetësor ukonfirmuan të prekur me  koronavirus nëElbasan, ku vatra më e madhe ishte reparti Gjinekologjisë.

Përtej Tiranës, Shkodra dhe Kavaja kishin numrin mëtë lartë të prekurve këtë të hënë, me nga 9 raste, të pasuara nga Puka me 6,Durrësi, Kurbini me 5 raste.

7 të konfirmuarit në Korçë ishin raste kontakti, tëpersonave të prekur më herët.

Dy persona janë konfirmuar pozitivë edhe në Vlorë.

Një është infektuar nga vëllai i dalë pozitiv pak ditë më parë në Tiranë, ndërsa i dyti është infektuar nga familjarë.

https://youtu.be/5sxWvSBAAzk