Maliqi për zgjedhoren: Rama do e votojë si Çeço ose do vijojë lojën me opozitën parlamentare
Pavarësisht se mazhoranca shprehuvullnetin për t'i qëndruar marrëveshjes për reformën zgjedhore dhe për votimine saj më 23 korrik, gjatë seancës parlamentare ditën e sotme, ato i propozuanopozitës parlamentare një konsensus për të marrë votat e tyre në shkëmbim tëndryshimeve kushtetuese.
Kjo lojë me dy porta e PS për reformën zgjedhore, brenda dhe jashtë parlamentit ka çuar mbasadoren e ShBA në Parlament ku zhvilloi një takim me kreun e grupit parlamentar socialist Taulant Balla.
Përdeputetin Lefter Maliqi, kjo është një lojë e kryeministrit Rama për tëbllokuar këtë marrëveshje, duke përdorur opozitën e re.
I ftuar në Ora News ai thotë se Rama është i gatshëm që të shesë deputetët e tij vetëm për të bllokuar marrëveshjen.
Maliqi: Kujanë këta deputetë të opozitës së re që ngrihen kundër një marrëveshje. Data 30korrik është data më e mirë që Shqipëria mund të ketë një parlament, një marrëveshjeqë vendi të kalojë sa më shpejtë në zgjedhje. Të gjitha kriteret në këtë marrëveshjejanë në mbrojtje të votës. Ky njeri me aktrimin e tij në këto dy takime, do ta votojësi Çeço. Sepse është marrëveshja e firmosur nga Gjiknuri që do ta shesë nesër,nga opozita legjitime. Do ta shesë mbase në zgjedhjet e ardhshme se pse firmosimarrëveshjen.
Kishte një pakënaqësi te Rama se e diqë humbet. Dhe vijon me spektaklin e thotë që unë do ta votoj, madje këta tëopozitës së re janë lojë e këtij thonë që po ble deputetë. Ne jemi 10 deputetëqë firmosim marrëveshjen dhe 74 të PS. Marrëveshja është e kaluar. Duke parë qëmarrëveshja është e kaluar, nxori deputetë të PS që kushdo që është kundra Ramës.Ky ose do ta votojë marrëveshjen si Çeço, ose do të vijojë lojën me opozitën ere për të bllokuar parlamentin dhe për të bërë zhurmë për tu thënë ndërkombëtarëveqë nuk kam çfarë të bëj.
Menjë ton kritik, Maliqi u shpreh që si ky Parlament, qytetarët mos e pafshinkurrë pasi është kthyer në një aktrim të gjallë.
Këtuai solli në vëmendje sjelljet e ministrave gjatë kohës së tërmeteve të cilëtkishin dalë në ndihmë të banorëve të dëmtuar e tani nuk gjenden askund.
Maliqi: Siky Parlament, mos më zënçin më sytë mua dhe gjithë shqiptarëve sepse ështëkthyer vërtetë në aktrim dhe shoë të ligë për shqiptarët. Nuk ka asnjë ligj qëka qenë në shërbim të shqiptarëve. Kam qenë zë kritik që kur mora mandatin. Pamëfatkeqësitë e tërmeteve të qershorit dhe nëntorit. Pamë ministra me çanta egaruzhde duke ndihmuar madje edhe duke qarë në Parlament. Ku i ke sot fatkeqëte tërmetit. Ku e ke buxhetin e shtetit përveç borxhit të marrë nga BashkimiEuropian. Kemi parë tym të zi kudo, në drejtësi. Këtu është një Rilindje ekrimit, sekt kriminal.
Çfarë është ky njeri që nuk hetohet?Ku janë organet e drejtësiosë. Ku është ky që shkatërroi një koleksionist tëKorçës, i shkatërroi dhe familjen. Krimi do pushtet se s'bën. Nuk jemi përballëPS sepse socialistët janë më të zhgënjyer se kushdo tjetër. Jemi përballë të njësektit kriminal që nëpërmjet mbajtjes peng të Gjykatës Kushtetuese mban pengpushtetin lokal. Po të krijohet Gjykata Kushtetuese rrëzon zgjedhjet lokale. Kynjeri po përdor të gjitha metodat për të mbajtur peng marrëveshjen përzgjedhoren.
Intervista në studio me gazetarin Sebastian Zonja, përgatiti për online Endi Mullaj