Mazhoranca i qëndron marrëveshjes: Kodin e ri Zgjedhor e votojmë më 23 korrik
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Korrik 2020, 15:58
Pavarësishtpropozimit të mazhorancës ndaj opozitës parlamentare për një konsensusreciprok, PS i qëndron vendimit për të zbatuar marrëveshjen e nënshkruar më parë.
Burime për Ora News bëjnë me dije se se ditën e nesërme (10 korrik) në Komisionin e Ligjeve do të prezantohet marrëveshja.
Gjithashtuata shprehën vullnetin politik për të votuar Kodin e ri Zgjedhor në datë 23korrik.
Ndërkohëqë respektojnë vendimin e opozitës parlamentare për kërkesat e tyre.
Mëherët gjatë seancës parlamentare, kreu i grupit socialist parlamentar, TaulantBalla i bëri thirrje opozitës parlamentare për një konsensus nga ana e tyre përkodin zgjedhor në këmbim me rishikimin e ndryshimeve kushtetuese që ato kërkojnë.