Ambasadori i Britanisë së Madhe takim me disa nga anëtarët e KED-së

Ambasadorii Britanisë së Madhe në Shqipëri, Duncan Norman,  ka zhvilluar ditën e sotme (9 korrik) në njëtakim në Gjykatën e Lartë, ku është takuar me disa nga anëtarët e Këshillit tëEmërimeve në Drejtësi.

VitoreTusha, në emër të të gjithë anëtarëve të Këshillit, ka shprehur mirënjohjen dhevlerësimin e saj për asistencën e deritanishme të dhënë nga Britania e Madhe nëmjaft sektorë të sistemit të drejtësisë, veçanërisht në proceset e reformës nëdrejtësi.

Po ashtu,Tusha e njohu ambasadorin Norman me problematikat dhe vështirësitë që ka hasurgjatë këtyre viteve të krijimit, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, dhe theksoiangazhimin maksimal të anëtarëve të tij, si gjatë vitit 2019, kur ky këshillvendosi themelet e një procesi shumë të rëndësishëm kushtetues, atë tëpërzgjedhjes së anëtarëve të parë në Gjykatën Kushtetuese.

Gjatëtakimit Ambasadori Norman u shpreh se reforma në drejtësi është një momentshumë i rëndësishëm për Shqipërinë, proces i cili duhet të çohet deri në fund.

Ky këshillvlerëson se procesi për plotësimin e Gjykatës Kushtetuese është me rëndësi të veçantëpër funksionimin e shtetit ligjor, dhe për këtë arsye, bazuar edhe nërekomandimet e Komisionit të Venecias, KED 2020 ka marrë të gjitha masat përpërfshirjen e tyre në aktet rregullatore të KED.

Ambasadoribritanik nga ana e tij, theksoi se KED për nga natyra e vet ka pasur gjithmonëvëmendjen e ndërkombëtarëve, duke shprehur me këtë rast mbështetjen e tijpublike dhe personale në ndihmë të këtij këshilli.

AmbasadoriNorman vlerësoi angazhimin i këshillit për të reflektuar rekomandimet eKomisionit të Venecias, në mënyrë që procesi i emërimit të anëtarëve të rinj tëGjykatës Kushtetuese të ndodhë sa më parë.