Gafa e Ballukut: Autostrada Milot-Fier do të kushtojë 0.075 €/km ose ndryshe 7.5 €/km
Në fjalën e saj në Kuvend, ministrja eInfrastrukturës Belinda Balluku, duke mbrojtur autostradën Milot-Fier, ka lëshuaredhe gafa.
Balluku, duke ju referuar kostove, tha se kjo autostradëdo të kushtojë 0.075 € për kilometër ose ndryshe 7.5 € për kilometër.
Belinda Balluku: Kjo autostradë do të kushtojë 0.075 € për kilometër ose ndryshe 7.5 € për kilometër. Asnjë lek më shumë. Autostradat me pagesë janë autostradat evropiane, janë autostradat e shpejtësisë. Veç këtyre evropiane, ne do të bëjmë rrugët dytësore si një detyrim i çdo garuesi që do të garojë, në këtë koston e përgjithshme. Sepse çdo qytetar do të ketë të drejtë të zgjedhe mes rrugës me pagesë ose pa pagesë. Ne jemi ndryshe nga ju. Ju nuk keni probleme me projektet, por ju nuk doni ta shihni këtë vend të ndërtuar.