Memorial për holokaustin, Rama kujton fjalët e klerit: “Arin po, hebrenjtë jo!”

Kryeministri Rama dhepërfaqësues më të lartë të trupit diplomatik morën pjesë në inaugurimin ememorialit të parë të Holokaustit në Tiranë. Kreu i Qeverisë u kthye pas në kohëpër të treguar historinë e klerit më të lartë kur kërkoi mbrojtjen e popullitHebre. Ndërsa Ambasadorja amerikane e quajti këtë ngjarje si histori frymëzuese.

Është përuruar në Tiranë Memoriali i parë për Holokaustin.Kryeministri Rama solli në vëmendje rëndësinë që kishte Shqipëria në mbrojtjetë popullit hebre, teksa përmedi edhe historinë e përfaqësuesve të kleritshqiptar me nazistët.

Dhe në atë kohë, e gjithë përfaqësia e Klerit ishte në anëne hebrenjve, aq sa mes negociatave për arin e Shqipërisë në Itali dheizraelitëve, zgjodhën këta të fundit.

Edi Rama: Atyre iu kërkuan dy gjëra; e drejta mbi arin e Shqipërisë sëdepozituar në Itali dhe lista e hebrenjve të strehuar në Shqipëri. Tëgjithë përfaqësuesit më të lartë të klerit asokohe, të krishterë dhe myslimanëdhanë një përgjigje që besoj, është një nga fjalët e arta të historisë së këtijvendi dhe të historisë së vetë klerit: “Arin po, hebrenjtë jo!”

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara, Yuri Kim, e quajtindihmën e Shqipërisë histori frymëzuese të humanizmit.

Yuri Kim: Pas ngjitjes nëpushtet të Hitlerit, shqiptarët shpëtuan qindra hebrenj nga vdekja e sigurt,kur pushtuesit nazistë kërkuan një listë të qytetarëve. Shqiptarët nga gjithësferat e jetës, myslimanë, të krishterë, të arsimuar, fshatarë, punuan për tëshpëtuar miqtë e tyre, hebrenjtë. Punuan për të shpëtuar miqtë e tyre. Ështëhistori frymëzuese e besës shqiptare. Është me të vërtetë një historifrymëzuese e humanizmit, e kurajos dhe e nderit dhe me fjalë të tjera e besësshqiptare.

Zyrtarët izraelitë nuk harrojnë të përmendin mirënjohjen përShqipërinë, ku ambasadori Noah Gal Gendler u shpreh se Shqipëria mbetet pishtartolerance, dhe nëse shumë kombe do ta mësonin këtë do ishte e shkëlqyer.