Mbetjet mbi kolektorin e ujit: Banorët e lagjes 15 në Durrës ngrenë alarmin për rreziqet

Banorët e lagjes 15 në Durrës ngrejnë shqetësim për çështjen e mbetjeve urbane të cilat sipas tyre mblidhen mbi kolektorin e ujit dhe pranë një kopshti. Ata i janë drejtuar me një peticion bashkisë ku kërkojnë ndërhyrje.

Një pikë grumbullimi e mbetjeve në rrugën “Kushtrimi i tëparëve” është shndërruar në një shqetësim për banorët e lagjes 15 në Durrës.

Mbetjet aty grumbullohen dhe hidhen mbi një një pusetë kubëhet ndarja e ujit të pijshëm për zonat e ndryshme të lagjes!

''Këtu është një pusetë që kalon uji këtej. Nuk na prek vetëm neve por tërë ato famlije.''

Disa metra me tutje ndodhet kopështi i fëmijëve, ku sipasbanorëve efekti i ndotjes është i ndjeshëm.

Disa thonë se fëmijët e tyre kanë shfaqur problemeshëndetësore që i lidhin me situatën e ndotjes nga mbetjet.

''Po bëjmë 30 vjet këtu, mbetjet sa vijnë e shtohen. Fëmijët janë aty, vajza është  e sëmurë, nuk e çoj më.''

Për këto probleme që i cilësojnë jetësore, banorët elagjës 15 i janë drejtuar me një peticion Bashkisë, duke i kërkuar ndërhyrje.

''Ose të jenë plehrat ose të hiqen pusetat e ujit.''

Ndotja dhe trajtimi i mbetjeve është problemi që shoqëronlagjen 15 në Durrës që kur aty u vendosën banorët e parë pas viteve 1990.