Milot-Fier, Tabaku: Vjedhje që do paguhet për 35 vjet nga shqiptarët, ja kompania fituese

Ish-deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku, tha serruga-Milot Fier është me konçension të paracaktuar.

Përmes një postimi në Facebook, Tabaku shkruan se fitueseështë kompania greke GEK Terna.

Sipas saj, gjithçka tjetër është gënjeshtër për të mbuluarvjedhjet me PPP.

Postimi i Tabakut në Facebook

''Rruga 1.2 miliardë euro, Milot-Fier, e gjatë 115 km, ku 62 km janë të përfunduara, është koncesion me fitues të paracaktuar. Ajo është kompania greke GEK Terna. Gjithçka tjetër është gënjeshtër për të mbuluar hajdutin, siç ka ndodhur kēto 7 vjet me çdo projekt PPP, të ideuar dhe zbatuar nga Rama. Një tjetër histori vjedhje me një barrë në kurrizin e shqiptarëve të varfëruar që do të paguhet për 35 vjet me radhë si PPP. Fakte të reja pse fituesi është paracaktuar.''