Stafi i burgut 313 nën hetim për vetëvarjen e Bilbil Hasanit, i vëllai për Rtv Ora: Drejtësi deri në Strasburg
Gjykata e Tiranës urdhëron prokurorinë të regjistrojëprocedimin për “shpërdorim detyre” ne lidhje me vetëvrasjen në burg të BilbilHasanit. Gjykata kërkon të analizohen të gjitha veprimet e stafit të këtijintitucioni në lidhje me këtë të paraburgosur, i cili vuante nga probleme tëshendetit mendor. Ndërkohë familjarët kanë paralajmëruar se çështjen do ta çojnëderi në Strasburg.
Gjykata e Tiranës ka urdhëruar Prokurorinë të rëgjistroje procedimin penal për “shpërdorimi detyre” për stafin e paraburgimit 313 në lidhje vetëvrasjen e Bilbil Hasanit.
Prokuroria kishte vendosur mosfillim të procedimit për akuzëne “shkaktimit të vetëvrasjes”.
Pas ankimit që iu bë në gjykatë nga familjarët e Hasanit, gjyqtari Sokol Pasho ka vendosur të prishëkëtë vendim duke urdhëruar tëregjistrohet çështja peale për “shpërdorim detyre” për stafin e 313.
Në vendim gjyqtari arsyetonse prokuroria duhet te kishte analizuar të gjitha ligjshmërite e veprimeve tepërfaqësuesve te institucionit të vuajtes së dënimit 313 ne lidhje me këtështetas, i cili rezulton se vuante edhenga sëmundje të shëndetit mendor, ndërkohe që rezulton se ndaj Hasanit nga kyinstitucion ishte marrë një masë disiplinore “për përjashtimin e veprimtarivete përbashkëta”.
Menjëherë pas vendimit ka reaguar edhe vëllai i viktimës. Nënjë intervistë për RTV Ora RajmondHasani tha vendimi i gjykatës ishte i drejtë dhe se ata do të te vijojnë tëndjekin rrugën ligjore për padrejtësinë që i është bërë vëllait të tij.
Rajmond Hasani: Urojmë që të gjejmë drejtësi te drejtësia shqiptare por në rastin më të keq do të na duhen edhe vendimet e padrejta të drejtësisë shqiptare se ne do ti shkojmë deri në fund, deri në gjykatën e Strasburgut.
Rajmondi pretendon sevëllai është keqtrajtuar në institucion që në momentin që ka hyrë.
Rajmond Hasani: Që në momentin e parë që e kanë çuar te 313, e kanë futur në një dhomë dhe një i dënuar aty i ka thënë na mbush televizorin me dixhitalb. Ky e ka telefonuar gruan dhe gruaja i ka bërë abonimin. Të nesërmen po ky i dënuar i ka shkelur syrin gardianit aty dhe i ka thënë ma nxirr nga dhoma dhe është nxjerrë menjëherë nga dhoma.
Familjarët e të ndjerit kërkojnë edhe procedimin e gjyqarëvedhe prokurorëve, të cilët e mbajtën në masën "arrest me burg",kërkesë që po shqyrtohet në Gjykatën e Durrësit.
Rajmond Hasani: Gjyqtarin që ka dhënë masën e sigurisë Ardian Kalia dhe avokatin Saimir Visha, prokurorin e Apelit dhe treshen e trupit gjykues në Apel.
Vitima Bilbil Hasani ka lënë pas tre fëmijë, të cilët popërballen me kushte të rënda ekonomike pasi nuk kanë përfituar pension pasi babai i tyre nuk ka qenë i siguruar.