Koronavirusi: 2 viktima dhe 68 raste të reja në 24 orë, 83 pacientë të shtruar
Dy pacientë të tjerë e kanë humbur betejën me Covid-19 duke e çuar në 83 numrin total të viktimave. Në 24 orët e fundit u konfimruan 68 raste të reja.
Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 24 raste në Tiranë, 9 në Krujë, 8 në Kukës, nga 5 raste në Vlorë, Berat, nga 3 raste në Elbasan, Lezhë, Kavajë, nga 2 raste në Shkodër, Kurbin, Korçë dhe nga 1 rast në Divjake dhe Lushnje.
Viktima - Fatkeqësisht, dy qytetare nuk e kanë fituar dot betejën me Covid19 në spitalin infektiv, ku po trajtoheshin në terapi intensive si pasojë e simptomave të rënda të shkaktuara nga Covid19. Pacientet58 dhe 59 vjeç nga Tirana, me disa sëmundje bashkëshoqëruese, nuk mundën tëmbijetojnë megjithë përpjekjet e mjekëve dhe terapinë e trajtimit. Ministria eShëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve të tëndjerave.
Të shtruar - Aktualisht janë të shtruar 83 pacientë në spital, 10 pacientë janë në terapi intensive dhe 4 prej tyre janë të intubuar në gjendje të rënde.
Raste të reja - Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 397 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 68 raste pozitive.
Të shëruar - Në 24 orët e fundit janë shëruar 47 qytetarë, duke e çuar në 1791 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.
Raste aktive - Në vendin tonë aktualisht janë 1232 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë, Durrës.
Ministriae Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u bën thirrje të gjithë qytetarëve tëndërgjegjësohen për respektimin e masave të vendosura.
Situataserioze në spitalin infektiv ku ka dhe mosha të reja të shtruara, kërkonreflektim nga ana e qytetarëve për të ruajtur distancimin fizik, për të ruajturhigjienën personale, për të mbajtur maskën në ambiente të mbyllura, apo kudo kunuk është e mundur të ruhet distanca fizike prej të paktën 1.5 metër.
Biznesetduhet të marrin të gjitha masat për zbatimin e protokolleve të higjienës tëmiratuara nga autoritetet shëndetësore, për të ruajtur punonjësit dheqytetarët.
Nërast se keni shenja të sëmundjes, izolohuni dhe telefononi në numrin eUrgjencës Kombëtare, 127.
Telefononinë linjën e gjelbër 0800 40 40 për këshillim psikologjik apo çdo informacionpër Covid19.
COVID-19 – Statistika (8 Korrik 2020)
Testimetotale 30696
Testimemolekulare 26686
Testimeserologjike 4010
Rastepozitive 3106
Rastetë shëruara 1791
RasteAktive 1232
Humbjejete 83 (Qarku Tiranë 46,Durrës 13, Fier 5, Vlorë 2, Shkodër 12, Kukës 1, Elbasan 2, Lezhë 1, Berat 1)
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 488
Durrës 222
Shkodër 161
Vlorë 120
Lezhë 65
Fier 42
Korçë 31
Elbasan 28
Kukës 28
Berat 20
Gjirokastër 15
Dibër 12