Boksieri legjendar Muhamed Ali shtrohet në spital

Boksieri i madh, Muhamed Ali është shtruar në spital pas problemeve me frymëmarrjen, të paktën kështu ka njoftuar një i afërm i ish-kampionit.Sipas raportimeve të fundit, 74 vjecari po trajtohet nga mjekët dhe gjendja e tij konsiderohet e mirë.Boksieri legjendar ishte diagnostikuar me Parkinson në vitin 1984, pasi la boksin.Tre herë kampioni i botës u hospitalizua në janar të 2015-ës pas një infeksioni të rëndë në prostatë.