Traileri i "The Fundamentals of Caring" zbulon skena nga filmi

Traileri i "The Fundamentals Of Caring", tashmë ka shuar deri dikur kuriozitetin e atyre që janë ende ne pritje të filmit.Në trailerin 2 minuta e gjysmë, vihet re prania e kastit kryesor të aktorëve si Craig Roberts, Selena Gomez dhe Paul Rudd. Ky film flet për një shkrimtar të tërhequr nga profesioni i tij i quajtur Ben, rol që i është besuar Paul Rudd.Por pas një tragjedie ai e gjen veten duke u kujdesur për Travor, një 18-vjeçar që vuan nga disfrofia e muskujve. Travor e ka të pamundur të lëvizë muskujt dhe pranë tij do të qëndrojë gjatë gjithë kohës shkrimtari.Travor roli i aktorit Craig Roberts dhe Ben do të nisen së bashku për një udhëtim në vendet e preferuara të 18-vjeçarit. Ndërsa Selena Gomez ka rolin e një vajze të quajtur Dot. Bazuar nga traileri, duket që ky film ka qenë zgjedhja e duhur e të gjithë aktorëve.Producent, regjizor dhe skenarist është Rob Burnett, ndërsa për muzikën eshtë kujdesur Ryan Miller. Filmi është thënë se do të shfaqet në rrjetin e kinemave më 24 Qershor./Oranews.tv/