Selena Gomez rikthen buzëqeshjet e fëmijëve të Spitalit në Boston
Selena Gomez ka rikthyer buzëqeshjet në fytyrat e fëmijëve të semurë në Spitalin e Bostonit. Këngëtarja ka shkuar për t`i takuar fansat e saj të vegjël, dhe është kujdesur që t`i jap secilit vëmendjen dhe kujdesin e duhur.Krijuesja e hitit Hands To Myself ka kaluar thuajse gjithë ditën pranë tyre, duke luajtur, duke kënduar live për ta madje edhe duke u treguar histori. 23-vjecarja Gomez ndodhej në Boston për një performance që do të mbante si pjesë e turit të koncerteve, sidoqoftë ajo qëndroi një ditë edhe me fëmijët e sëmurë, që nuk kishin mundësi të ndiqnin koncertin.Teksa fliste me fanset e saj këngëtarja tha: "Kam një koncet në Boston ditën e nesërme. Unë asnjëherë nuk qëndroj në një vend, jam gjithnjë ne ture koncertesh. Por për fat të mirë kam një ditë pushim, kështu që vendosa të vij këtu e t`ju pershëndes".Këngëtarja po ashtu është kujdesur personalisht që të realizojë disa selfie, sidomos me fëmijët që nuk mund të ngriheshin nga krevati.Në rrjetin social Twitter kanë qenë të shumta falenderimet për Selenën nga ata e familjarëve.Madje nëna e një vajze shkruan:"Selena ishte njësoj sic shpresoja dhe e përfytyroja unë. Ti u sigurove që të shihje çdo fëmijë në sy dhe t`i kushtoje kohë secilit. Një gjest kaq i thjeshtë, por shumë domethënës".
/Oranews.tv/