Regjizori i Begin Again: Nuk do të punoj më kurrë me Kiera Knightley

Shumica e regjizorëve hollywoodian janë duke kërkuar me ngulm të bashkëpunojnë me Keira Knightley, sepse dihet që filmat ku ajo merr pjesë kthehen menjëherë në të pëlqyer. Por jo të gjithë mendojnë kështu! Regjizori i filmit Begin Again, John Carneym thotë se nuk ishte aspak fantastike puna pranë saj. Thuajse gjatë gjithë intervistës John nuk thotë asnjë fjalë pozitive për Keira.Edhe përse kanë kaluar tre vite që nga realizimi filmit Begin Again, John ende nuk ka harruar eksperiencën e shëmtuar pranë aktores.Ai thotë: "Nuk më ka shijuar aspak ajo eksperiencë plot me fotografë përreth. Bota e filmit plotë me yje të mëdhenj të kinematografisë nuk më ka pëlqyer kurrë. Më pëlqen më shumë puna pranë aktorëve të thjeshtë. Pranë saj qëndrojnë shumë fotografë dhe gazetarë, është e vështire që unë të bëj një punë të vërtetë dhe të dal diçka e bukur. Edhe nëse do të kisha mundësi të bëja një tjetër film me të, nuk do të ndodhte kurrë. Në ndryshim nga ajo isha i lumtur që punova me Mark Ruffalo dhe Adam Levine. Puna me ta ishte shumë e lehtë".Ai po ashtu fokusohet edhe tek pjesëmarrja e Kiera në Piratët e Karaibeve: "Mjeshteria e Kiera është të fshehë atë që është në të vërtetë, dhe mendoj se një aktor i mriëfilltë s’do ta bënte kurr këtë. Puna jonë kërkon një nivel të caktuar sinqeriteti gjë që ajo nuk e ka. Kiera nuk ishte gati për Piratët e Karaibeve".rs_1024x759-160531052212-1024.Keira-Knightley-John-Carney-JR-053116/Oranews.tv/