"Ghostbusters", traileri më i urryer në botë, kundërpërgjigjet aktorja

Më 3 Mars u publikua edhe traileri i parë i filmit Ghostbusters, e që tani ka rezultuar të jetë filmi më i urryer në histori.Që nga momenti i publikimit, traileri është klikuar 32.900.944 herë, ndërsa po të shohim reagimet është pëlqyer nga 250.000 persona dhe nuk është pëlqyer nga mbi 851.000 mijë të tjerë. Sipas The Hollywood Reporter, traileri i filmit The Ghostbusters, është zyrtarisht ai më i papëlqyeri në histori.Një nga protagonistet e ketij filmi, aktorja Melissa McCarthy jep një intervistë ku u përgjigjet edhe komenteve negative që dominojnë në YouTube. Aktorja thotë: " Gjithë këto komente dhe urrejtje vijnë nga ato femra që nuk kanë burrë, nga ata persona që nuk kanë miq, dhe gjithçka në rutinën e tyre, është të ulen përpara kompiuterit, të fillojnë të përcjellin negativitet dhe të shpërndajnë urrejtje. Shpresoj shumë që të uleni dhe të gjeni një mik".Ghostbusters, është një film komik amerikan 3D. Me regji të Paul Feig dhe skenar të Katie Dippold, ky film përmban kastin më të mirë të aktorëve të momentit Katër kryesoret janë, Melissa McCarthy, Kristen Ëiig, Kate McKinnon dhe Leslie Jones./Oranews.tv/