Fondacioni Spitalor organizon mbrëmje gala

Fondacioni Spitalor i Nënës dhe Fëmijës organizoi mbrëmjen e tretë vjetore Gala, me qëllimin e vetëm, për tu ardhur në ndihmë nënave dhe bebeve të tyre të sapolindura.Sonja Zsolnai, anëtare e Dondacionit:"Jemi këtu për të siguruar para për nënat dhe bebat sepse ka shumë nevojë" Kjo mbrëmje solli së bashku drejtues biznesesh, përfaqësues të lartë të shtetit shqiptar dhe komunitetit diplomatik për të kremtuar dhe mbështetur punën e Fondacionit Spitalor.Qëllimi i këtij fondacioni është përmirësimi i cilësisë së përkujdesit shëndetësor në Shqipëri ndaj nënave dhe të foshnjave të sapolindura/Oranews.tv/