Tentativë vrasjeje në zonën e Kombinatit

Një tentativë vrasjeje është shënuar në zonën e ullishtes pranë Kombinait pas një konflikti për motive pronësie. Nga informacionet e para  mësohet se forcat e komisariatit nr 6 kanë arrestuar Xhevair Xhepën ndërsa ka sekuestruar automatikun me të cilën mësohet se ka qëlluar në drejtim të një shtetasi tjetër."Rreth orës 11:00, në rrugën "Hamdi Cenoimeri", pas një konfliti shtetasi Xhevahir Xhepa, ka qëlluar me armë zjarri. Ndërhyrja në kohë e punonjësve të Policisë së Komisariatit të Policisë Nr 6 ka bërë të mundur ndalimin në kohë të Xhevahir Xhepës dhe ka bllokuar armën e zjarrit tip kallashnikov të përdorur nga Xhevahir Xhepa", sqaron policia.Nga hetimet paraprake dyshohet se shkaku i konfliktit është një pronësi, që ky shtetas e ka sëbashku me djemt e xhaxhait të tij, I. Xh, S. Xh, Sh. Xh dhe B. Xh., të cilët janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Nr 6 për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes./Oranews.tv/