Braçe: I papranueshëm argumenti i ministrit Panariti për tregtimin e patates
Bujqësia është një nga sektorët që Erjon Braçe pëlqen më shumti të diskutojë dhe për zgjidhjen e problematikave deputeti socialist nuk kursen askënd.Bllokimi i eksportit të patateve shqiptare është bërë shkak për replikën e radhës të deputetit me Ministrin e Bujqësisë, pasi Braçe e konsideron të papranueshëm argumentin e Panariti për çështjen.Braçe: Nuk mund të pranoj që një ministër të dali dhe të më thotë mua pas 3 vitesh që ka ca procedura. Procedurat duhet ti kishim ndjekur dhe sot duhet ti kishim shitur , pataten tonë në cdo vend të BE. Ky është shqetësimi që unë kam. Ne jemi për të zgjidhur cdolloj problematike që ka të bëjë me këtë gjë.Dhe nga studio e Ora News, ku dy përfaqësuesit e mazhoracës zhvilluan të ndarë dhe replikën paraardhëse, Braçe siguroi Panaritin se qëndrimet e tij nuk lidhen me postin e MinistritBraçe: Nuk e bëj publike për veten timë, as për ti zënë vendin, se herën e fundit që folëm këtu mora një batutë krejtësisht të pakëndshme nga një studio tjetër e TV tuaj prap nga ministri lidhur me pozicionin e tij apo timin. Kur ngre një çështje e ngre në emër të tyre. Kush punon në këtë vend, kush punon? Kush merret me eksporte, kush duhet të eksportojë produktet e këtij vendi.Deputeti socialist, njëherësh kreu i Komisionit të Ekonomisë kundërshtoi tezën se klima e të bërit biznes në Shqipëri po largon investitorët e huaj.Braçe: Nuk cënohet klima e bzinesit në rast se organet fiskale bëjnë detyrën sipas ligjit dhe me prof4esionalizëm në biznese që kanë vite të tëra që i shmangen detyrimeve.Ai iu referua dy kompanive konkrete, kur tha se kanë bërë biznesin e jetës në Shqipëri