Nëse merrni këtë mesazh në WhatsApp mos e klikoni!
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Maj 2016, 20:06
Përdoruesit “naivë” të WhatsApp po mashtrohen për të marrë në telefonin e tyre aplkacionin “WhatsApp Gold”, që supozohet të jetë një version ekskluziv i programit, por që në fakt infekton smartphone me viruse.Njerëzit marrin mesazhe që i udhëzojnë të përdorin shërbimin, duke klikuar në website-in e aplikacionit, së bashku me linkun përkatës.Opsionet ekstra të WhatsApp Gold përfshijnë dërgimin e qindra fotove në një kohë, ikona të reja, komunikim me video etj.Normalisht, e gjithë kjo nuk ka kuptim. Të marrësh programin nga website, vetëm do i sjellë telefonit tuaj viruse duke i lejuar kriminelët online të vjedhin të dhënat apo të gjurmojnë lëvizjet e aktivitetin tuaj.
/Oranews.tv/