Djali 10 vjeç hakëroi Instagramin, Facebook e shpërblen me 10 mijë dollarë

Edhe pse nuk e ka mbushur moshën e kërkuar për të patur një llogari në Facebook, një djalosh 10 vjecar zbuloi një problem të vogël në Instagram, duke u shpërblyer kështu me 10 mijë dollarë nga Facebook.Djaloshi i quajtur Jani gjeti një mënyrë për të hyrë në serverat e Instagram dhe të fshinte komentet e bëra nga përdoruesit e tjerë të Instagram.Jani u shpërblye me 10 mijë dollarë nga Facebook si pjesë e gjetjes së problemit të programit. Rrjeti më i madh social ofron shpërblime të holla për njerëzit që gjejnë gabime në infrastrukturën dixhitale në Facebook. Kjo përfshin dhe Instagramin pasi është në pronësi të Facebook.Djali raportohet se ai mund të ketë fshirë atë se cfarë njerëzit kanë komentuar në fotot e shpërndara. Madje Jani thotë se ai ka fshirë dhe komentet e Justin Bieber me gabimin që gjeti./oranews.tv/