Policia paralajmëron njerëzit të mos përdornin reagimet në Facebook
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Maj 2016, 16:04
Policia belge ka paralajmëruar të gjithë qytetarët të mos përdorin reagimet e reja në Facebook, për të mbrojtur privatësinë e tyre.Në shkurt të këtij viti, gjiganti i rrjeteve sociale, lançoi 6 mënyra të reja për të reaguar ndaj një postimi, sëbashku me butonin like. Facebook,gjithashtu, kishte si qëllim të krijonte butonin “dislike”.Por Policia e Belgjikës thotë se rrjeti social po i përdor këto opsione të reja si një mënyrë për të mbledhur informacion për njerëzit, si dhe t'i reklamojë ndaj tyre.Në këtë mënyrë, të gjithë përdoruesit duhet të shmangin përdorimin e butonave nëse duan të ruajnë privatësinë./Oranews.tv/